Mbreti dhe dy hajdutet

Mbreti dhe dy hajdutet

Nje here ne nje vend kishte plasur nje vjedhje e madhe. Mbreti habitej sepse cdo dite i vinin ankesa dhe sado qe kishte dhene urdher te beheshin shtrengime te medha ne te gjithe vendin,nuk ishte kapur asnje hajdut.

Nje dite shkoi para mbretit nje grua, te ciles nje nate me pare i kishin vjedhur florinjte e fundit qe i kishin ngelur dhe i thote mbretit:

– Madheri, te lutem te me gjesh florinjte sepse tani kam ngelur e mjere. Te urdherosh per ndalimin e vjedhjeve, perndryshe nuk ke te drejte te mbash fronin mbreteror, por zbrit zotrote dhe te hipi une t’i zbuloj ata qe guxojne te bejne pune te tilla.

Mbreti u trondit dhe u turperua shume nga fjalet qe i tha gruaja dhe i thote:

– Largohu e qete moj zonje, te jap fjalen qe do t’i gjej une.

Ate nate mbreti u maskua dhe u vesh me rroba fshatari, futi armet ne brez dhe doli rrugeve. Duke ecur sa ketej e sa andej, takoi dy hajdute ne rruge dhe pasi i kuptoi qellimet e tyre, iu afrua dhe u thote:

– A mund te behemi shoke bashke?

Ata pasi e pane te parrezikshem, i thane:

– Njeri nga kupton se cfare thone qente kur lehin, ndersa tjetri sa njerez jane zgjuar dhe sa po flene ne nje shtepi. Po ti cfare di te besh?

Mbreti pasi i njohu mire se njeri nga ata ishte komandanti i ushtrise dhe tjetri nje nga anetaret e Keshillit, u thote:

– Edhe une di nje marifet te bukur. Nese neve na kapin, qe zoti mos e dhente, une di nje marifet si t’iu shpetoj dhe t’iu fal.

Atehere ata thane:

– Zoteri,me te lumtur se ne nuk ka njeri tani. Ne mundemi te bejme cfare te duam. Po te duam mund te vjedhim edhe pasurine e mbretit.

– Pse jo. – hidhet tjetri.

– Madje ta vjedhim qe sonte. – i thote mbreti qe ishte veshur si fshatar.

Lidhen besen me njeri-tjetrin dhe shkuan te vjedhin kasen e mbretit. Kur po shkonin,rruges filluan te lehnin qente. E pyeti shoku-shokun: “Cfare po thone?” dhe ai qe dinte gjuhen e qenve iu pergjigj: “Njeri nga ne eshte mbret”. Tjetri inatoset dhe ia kthen: “Jo,s’ka mundesi,nuk e ke kuptuar mire” edhe vazhduan rrugen pa i dhene rendesi qenve.

Pasi shkuan ne vendin ku gjendej kasa e mbretit,pyeti ate qe dinte sa njerez jane zgjuar dhe sa po flene: “he,na thuaj pak sa ushtare jane dhe cfare po bejne?”

Ai iu pergjigj dhe i thote: “Jane dyzete ushtare, 39 jane ne gjume kurse i dyzeti eshte zgjuar e eshte gati”. Priten edhe pak dhe filluan nga puna. Dy hajdutet hyne brenda,ndersa mbretin e lane jashte qe te ruante se mos vinte ndonjeri dhe i kapte.

Pasi moren aq florinj sa mund te mbanin dolen jashte, kur u takuan me mbretin ai i tha qe t’i jepnin pjesen qe i takonte, por ata qeshen dhe i thane:

– Kur te marrim heren tjeter do te japim edhe ty.

Pastaj u larguan me vrap duke e lene pa gje. Atehere mbreti u kthye ne pallat dhe veshi rrobat e tij mbreterore. Te nesermen thirri dhe mblodhi Keshillin per nje ceshtje shume te rendesishme. ne mes te bisedimeve i thote komandantit:

– Pa na thuaj pak zoti toger, cfare thone ata qente qe po lehin perjashta?

Atehere togerit iu kujtua puna e mbremshme, po ashtu edhe shokut te tij qe ishte anetar i Keshillit dhe u frikesuan shume. Pa e zgjatur shume i rane ne gjunje mbretit dhe i kerkuan qe t’i falte. Edhe mbreti u thote:

– Zoterinj, une iu thashe edhe mbreme qe njoh nje marifet si t’iu shpetoj po te na kapin duke vjedhur dhe kam ndermend ta mbaj fjalen. Por me pare duhet te me jepni ate qe moret mbreme, pastaj te me gjeni florinjte e gruas qe tani e keni lene te varfer dhe ne fund duhet te tregoni per te gjitha vjedhjet qe keni bere deri me sot.

Dhe pasi mbreti tha keto fjale, moren fund edhe bisedimet e Keshillit.

Qe nga ajo dite nuk u fol me per vjedhje ne ate vend edhe populli u qetesua e nuk ankohej me,kurse mbreti kuptoi qe vjedhjet i benin njerezit e tij.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!