Ҫ’është planeti?

cfare eshte planeti

Ҫ’është planeti?

Planeti është një object në formë sferike që rrotullohet rreth një ylli. Rreth yllit që e quajmë Diell, rrotullohen tetë planetë. Katër planetët që ndodhen më afër Diellit, janë të vegjël dhe shkëmborë. Katër planetët e jashtëm janë më të mëdhenj dhe përbëhen kryesisht nga gazi. Dielli bashkë me të gjithë planetët përbëjnë Sistemin Diellor.

Dielli.

Dielli është një yll që ndodhet në qendër të Sistemit Diellor. Ҫdo planet rrotullohet rreth tij.

Jupiteri Gjigant.

Jupiteri është planeti më I madh, më I madh se të shtatë planetët e tjerë të marrë së bashku. Dita në Jupiter zgjat 10 orë.

Mërkuri i vogël.

Mërkuri është planeti më I vogël dhe ndodhet më afër Diellit. Mërkurit I duhen 88 ditë për të udhëtuar rreth Diellit,

Jeta nëTokë.

Toka është planeti ku jetojmë. Ajo është I vetmi planet në Sistemin Diellor ku dihet se ka jetë.

Rrotullimi mbrapsht.

Afërdita është pak më e vogël se Toka. Ajo rrotullohet rreth vetes në drejtim të kundërt nga shumica e planetëve të tjerë.

Planeti i kuq.

Marsi njihet me emrin planeti I kuq. Ngjyrën e merr nga minerali I hekurit që ndodhet në sipërfaqen e tij.

Planeti me unaza.

Saturni rrethohet nga unaza të dukshme që përbëhen nga milliona mollokë akulli.

I anuar nga Dielli.

Urani është I anuar në mënyrë të tillë, që poli I tij I veriut të ndodhet në brinjën e tij.

Neptuni i erërave.

Erërat në Neptun mund të jenë nëntë here më të forta se ato në Tokë. Atij i duhen 164 vjet për të udhëtuar rreth Diellit.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!