Lepurushi qe kuptoi gabimet

Lepurushi qe kuptoi gabimet.

Na ishte se ç’na ishte. Na ishte njëherë një familje lepujsh. Babai Bato, nena Lea, motra Lala dhe personazhi ynë i vogël Loi.

E gjithë familja ishte shumë punëtor, përveç Loit, i cili pëlqente të rrinte vetëm shtrirë e të shihte televizor.

Detyrat herë i bënte e herë jo. I pëlqente vetëm të justifikohej. Kushedi sa herë bënte si i sëmurë vetëm e vetëm për mos vajtur në shkollë.

Dhe pikërisht këtu do ndalemi.

Loi siç do herë tjetër bëri sikur ishte sëmurë, dhe nëna e lejoi të qëndronte në shtëpi.

Sapo familja doli nga shtëpia ai u çua, hapi frigoriferin e nisi të hante e të pinte. Doli deri te dyqani të blinte çokollata e karamele.

U ul në divan dhe ishte më i lumtur si kurrë më parë që po i shijonte vetëm, pa motrën e tij.

Papritur jashtë dëgjoi një ulërimë.

-Uuuuuuuuuuuu..

I tmerruar u hodh nga divani.

Nxori kokën në cepin e një dritareje, por nuk po shihte gjë. Mendoi se i bën veshët. Sapo u ul përsëri dëgjoi të njëjtën zhurmë.

-Uuuuuuuuuu…. Loi dil përjashta se jam mbreti luan. E di që je brenda e s’ke vajtur në shkollë. Të pash kur shkove në dyqan. Tani dua të të kollufis.

Loi i tmerruar nisi të qante e të thoshte me vete.

-Boobooo ç’mu desh që gënjeva e qëndrova në shtëpi…..

Luani nga jashtë i kërkonte që të dilte.

Loi nga shtëpia nisi te qante dhe ti përgjërohej që mos ta hante.

-Te lutem mos më ha. Nuk do gënjej më. E di që jam sjellë keq. Nuk do ta përsëris më, do bëhem një djalë ë mbarë. Nuk do ti gënjej më prindërit, mësuesen dhe shokët e klasës.

Kështu lepurushi qante e tregonte gabimet e tij njëra pas tjetrës. Lutej që ta falte.

Sapo përfundoi fjalitë dëgjoi të qeshura nga jashtë.

Hapi derën. Ç’të shihte? Ishin prindërit, mësuesja dhe shokët e klasës. Ata i kishin bërë një lojë lepurushit tonë dembel.

Motra kishte bërë zërin e luanit. Loi u skuq nga turpi dhe u kërkoi të gjithëve falje. U premtoi se nuk do e përsëriste më.

Nga ajo dite Loi shkonte çdo ditë në shkollë me detyrat e përgatitura

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!