Shoku im i shtrenjte

Shoku im i shtrenjtë

Unë kam një shok,
edhe ti e ke.
Çdo ditë kokë më kokë,
me atë më sheh.

Si s’ka fytyrë,
s’ngjan si unë e ti,
nuk ka as gjymtyrë,
por flet si njeri.

Sa shumë më zbavit,
sa shumë më meson!
Përmbi komodinë
unë e mbaj gjithmonë.

Jam i mrekulluar,
kur flas me atë,
Dhe, me të, në duar,
gjumi shpesh më zë.

Këtë shok të shtrenjtë,
Do ta kem përjetë.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!