Magjia e Zanave

magjia e zanave perralla shqip

Magjia e Zanave

Ne fshatin e bukur te zanave jetonin nje mbret dhe nje mbretereshe. Ata kishin vetem nje djale te vetem,te forte,te pashem dhe mjaft fisnik.

Cdo here ditelindjet e tij organizoheshin ne menyre madheshtore, por princi ishte i mallkuar nga nje magjistar shpirtkeq.

Ai e kishte mallkuar princin duke i thene qe ne ditelindjen e tij te 20 nese s’do ta gjente vajzen e endrrave te tij,e gjithe mbreteria,fshati,kafshet,lulet,bimet do ktheheshin ne akull.

Ditelindja e tij po afrohej por asnje vajze s’ia kishte rrembyer zemren.

Zanat e vogla bukuroshe po endeshin nje dite duke kerkuar nje dhurate per princin.

Duke shetitur ato ndeshen ne nje vajze te bukur qe kishte humbur rrugen. Ajo quhej Sindi.

Zanat e moren ne shtepine e tyre,e strehuan dhe e ushqyen me se miri. Cdokush qe do ta shihte Sindin do dashurohej me te.

Nje dite te bukur kur po shetisnin,ato u takuan me princ Hugon.

Princ Hugoja u dashurua menjehere me Sindin por kete gje e mbajti ne heshtje. Po ashtu dhe Sindi u dashurua pas tij.

Ai e ftoi Sindin ne ditelindjen e tij. Magjistari i keq Albazar veshtroi cdo gje dhe ne mendjen e tij te lige i shkrepi qe ta rrembente Sindin.

Te nesermen Sindi sebashku me njebrireshin (kalin e zanave)u nis per te bere pazar.

Albazar u shnderrua ne nje plake dhe i dhuroi asaj nje shami te bukur dhe te qendisur me trendafila ngjyre roze.

Sindi u mahnit, ndjeu aromen e saj dhe ra ne gjume te thelle. Njebrireshi s’kishte c’te bente,e mori dhe ua coi zanave.

Ato me magjine e tyre e zgjuan Sindin dhe e paralajmeruan qe te kishte kujdes.

Albazar u cmend dhe i tha vetes qe do e rrembente ne mbremje kur te gjithe te ishin ne gjume.

Ne mbremjen e bukur plot yje kur te gjithe i zuri gjumi,Albazar rrembeu Sindin dhe u largua.

Te nesermen ishte ditelindja e princ Hugos dhe e gjithe mbreteria,gjithe,fshati,lulet, bimet,kafshet cdo gje ishte shnderruar ne akull.

Princ Hugo e kuptoi se cfare kishte ndodhur dhe shkoi tek zanat. Ato i treguan se magjistari Albazar kishte rrembyer Sindin.

Per te shpetuar nga ai duhet t’i merrej shkopi i tij magjik.

Princ Hugo sebashku me zanat u nisen per tek keshtjella e Albazarit. Sindi ndodhej ne kullen me te larte.

E gjithe keshtjella ishte plot akuj te ngurte te mprehur mire. Zanat ishin ato qe me magjine e tyre shkrine akullin,thyen hekurat e dritares se kulles,i dhuruan krahe njebrireshit dhe princ Hugo mori Sindin.

Ata u larguan dhe shkuan ne mbreterine e princit. Ishte momenti magjik,Princ Hugo zgjodhi Sindin si princeshen e tij te zemres.

Te nesermen u organizua dhe ceremonia martesore por aty u shfaq dhe Albazar.

Ai plagosi princin me shkopin e tij magjik. Sindi me fortesine e saj ia rrembeu shkopin,ia theu dhe Albazar u shnderrua ne pluhur.

Zanat e sheruan princ Hugon. Princi dhe Sindi u martuan dhe jetuan te lumtur ne mbreterine magjepsese te zanave.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!