Luani, Ariu dhe Dhelpra

Luani, Ariu dhe Dhelpra

Një copë mishi gjendej në tokë. Një luan dhe një ari e panë mishin në të njëjtën kohë.

Luani dhe ariu filluan të luftojnë për copën e mishit.

Një dhelpër i pa ata duke luftuar për copën e mishit e cila ishte akoma e paprekur. Ajo qëndroi duke pritur.

Pas pak, luani dhe ariu u lodhën duke luftuar dhe u ulën. Dhelpra shpejt shfrytëzoi rastin dhe vrapoi të merrte mishin.

Luani dhe ariu ishin shumë të lodhur për të bërë ndonjë gjë. Ata thjesht mund të shikonin dhelprën duke ngrënë mishin. të dy menduan, “do të kishte qenë shumë më mirë të ndanim copën e mishit”.

Morali i tregimit: Eshtë më mirë të ndash se sa të luftosh për diçka.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!