Dhelpra dhe Deveja

Dhelpra dhe Deveja

Një dhelpër duke ecur hasi në një lum dhe u ndal sepse nuk dinte sa mund të ishte thellësia e ujit.

Në anën tjetër të lumit vërejti një deve e cila kulloste e qetë.

“Moj zonja deve!” thirri dhelpra. “Sa i thellë është uji i lumit?”

“Deri në gjunjë” iu përgjigj deveja dhe vazhdoi të kullosë.

Pa një pa dy dhelpra, u fut në ujë, dhe uji e mbuloi të gjithën. Me tërë forcën sa e kishte ia doli ta nxjerr kokën jashtë e të marrë frymë, dhe pas shumë përpjekjesh mezi u ndal në një shkëmb në mes të lumit.

Qëndroi sipër tij dhe pas disa dihatjesh, iu kthye devesë: “Moj zonja deve, po a nuk më the se uji ishte deri në gjunjë?! A nuk e pe se desh më mbyte?”

Deveja ngriti kokën dhe iu përgjigj: “Po, të thash dhe nuk të gënjeva. Uji i lumit vjen deri tek gjunjët e mi!”

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!