Shitësja e Vogël e Shkrepsëve

Shitësja e Vogël e Shkrepsëve

Shitësja e Vogël e Shkrepsëve

Ishte një mbrëmjë e ftohtë natë fundviti dhe sikur te mos mjaftonte te ftohtit, kishte filluar dhe një borë e dendur. Një vajzë e vogël shumë e varfër, që endej rrugëve për të shitur shkrepse, me mundim shpëtoi nga një karro që nxitonte. Karroja iku tutje dhe rrëmbeu nën rrota një nga pandoflat që vajzës ia kishte thurur mamaja para se të largohej nga kjo botë. Vajza shkoi tutje me shpresë se dikush do të blinte shkrepëset e saj.

Atë ditë, nuk kishte shitur asgjë. Vajza dridhej dhe nuk e kuptonte nëse drithrimat i vivin nga të ftohtit apo uria. Ndoshta edhe nga uria edhe nga të ftohtit. Ajo u lutej kalimtarëve të blinin shkrepëset e saj, por ata shkonin tutje me mos përfillje.

Të ftohtit u shtua dhe gishtrinjtë e vajzës së vogël po ngrinin dhe po ktheheshin në akull. Oh ndoshta pot ë guxonte të ndizte një fije shkrepse dicka do të ndryshonte. Ajo guxoi ta ndizte shkrepsen dhe vezullimi ishte marramendës dhe për një cast mund të harroje gjithcka dhe të të dukej vetja sin ë një ëndërr.

Vajza e vogël nuk po u besonte syve, flakët vezulluese u shpërndanë magjishëm dhe para saj u shfaq një tavolinë e vitit të ri nga ata që shtrojnë mbretërit dhe të pasurit. Kishte gjithcka në atë tavolinë, e natyrisht nuk mungonin as qirinjtë me flakën e shëndritshme. Ajo ndezi një shkrepse tjetër dhe e besoni apo jo mes flakëve u shfaq pema e vitit të ri. Jo, kërkund nuk kishte parë një pemë aq të bukur të ngarkuar me lodra, topa të ylbert dhe qirinj që flakëronin e të mahnisnin.

Vajzës kur kalonte sa andej këtej nëpër qytet, i pëlqente të vështronte pas xhamave ku festohej, por asgjëkundi nuk ishte magjepsur kaq shumë. Shitësja e vogël ndezi edhe një shkrepse tjetër dhe flaka e artë u ngjit lart, shumë lart, gjer në yje. Vogëlushja shtangu, kur mes yjeve u shfaq gjyshja e saj që e kishte dashur aq shumë. E kishte marrë malli për gjyshen. Vazhdimisht e kishte zënë gjumi në prerin e gjyshes, që e përkëdhelte në flok e i tregonte përralla.

Ajo ndezi edhe shkrepësen e fundit dhe u krijua një udhë e gjatë drite që e conte atje lart tek gjyshja. Gjyshja e priste me krahët hapur. Me krahët hapur e kishte pritur nga herë, atje te porta e vjetër dhe vajza e vogël vraponte dhe gati fluturonte në krahët e gjyshes. Nuk gjendej kërkund më ngrohtë dhe më mirë se në krahët e saj. Ajo kishte ngrirë në një qoshk të rrugës. Kishte nfrirë me buzëqeshjen e ëmbël dhe dukej sikur qëndronte ende mbështetur në krahët e gjyshes. Sytë i mbante mbyllur dhe i kishte mbyllyr pikërisht atë cast, kur viti i ri sapo kishte trokitur.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!