Tre Derrkucat e Vegjël dhe Ujku

tre derrkucet e vegjel dhe ujku

Tre Derrkucat e Vegjël

Një herë e një kohë, derrkucja nënë dhe tre derrkucat e saj të vegjël jetonin në një shtëpi në pyll.
Ajo nuk kishte para të mjaftueshme për t’u kujdesur për tre derrkucat e saj.
dhe nje dite u tha se ata duhet ta linin dhe të shikonin të ardhmen e tyre.

Të nesërmen Tre vellezerit u larguan dhe hynë në pyll.
Ata nuk e panë ujkun e madh duke i shikuar nga pas një peme.
Ujku ishte i uritur dhe donte ti hante.

Tre derrkucat e vegjël u takuan me një burrë që kishte kashtë.
Derrkuci i vogël e pyeti njeriun nëse mund të jepte ca kashtë për të ndërtuar shtëpinë e tij.
Burri tha se mundej dhe ia dha.

Derrkuci i pare bëri një shtëpi me kashtë.
Ai ishte shumë i lumtur per shtëpinë e tij të re.
Dy vellezerit e tjerë e përshëndetën dhe vazhduan rrugën në pyll.
Derrkuci i pare u fut në shtëpinë e tij të re të bërë me kashte.

Pak më tutje, dy derrkucat e vegjël u takuan me një njeri që mbante shkopinj.
Derrkuci i dytë e pyeti njeriun nëse mund ti jepte ca shkopinj për të ndërtuar shtëpinë e tij.
Burri tha se mund dhe i dha disa.

Derrkuci i dytë bëri një shtëpi nga shkopinjtë.
Ai ishte shumë i lumtur me shtëpinë e tij.
Derrkuci i tretë e përshëndeti dhe vazhdoi në pyll.
Derrkuci i dytë u fut në shtëpinë e tij të re të bërë nga shkopinj.

Derrkuci i tretë u takua me një njeri që ishte duke shtyrë një karrocë dore të mbushur me tulla.
Ai e pyeti burrin nëse mund të kishte disa tulla për të ndërtuar shtëpinë e tij.
Burri tha se mundej dhe i dha disa.

Derrkuci i tretë punoi shumë dhe e bëri shtëpinë e tij prej tulle.
Ai ishte shumë i lumtur me shtëpinë e tij të re.
Ai donte që shtëpia e tij të ishte më e fortë se dy të tjerat.

Ujku i madh e i keq shkoi në shtëpinë derrkucit të pare.
Ai shikonte nga dritaria.
Ujku trokiti në derë dhe e pyeti nëse mund të hynte.
Por derrkuci i parë nuk do ta linte ujkun të hynte brenda.

Ujku fryu e fryu dhe e rrëzoi shtëpinë e bërë nga kashta.
Derrkuci i parë vrapoi në shtëpinë e derrkucit të dytë të vogël.

Ujku shkoi në shtëpinë e dytë që ishte ndërtuar me shkopinj.
Ai shikoi brenda dhe pa dy derrkucat e vegjël.
Trokiti në derë dhe e pyeti nëse mund të hynte.
Por dy derrkuacat e vegjël nuk do ta linin të hynte brenda.

Ujku fryu e fryu dhe e rrëzoi shtëpinë e bërë nga shkopinj.
Dy derrkucat e vegjël vrapuan drejt shtëpisë së vellait të tretë.

Ujku shkoi në shtëpinë e derrkucit të tretë.
Ai shikoi në dritare dhe trokiti në derë.
Tre derrkucat e vegjël ishin të gjithë në shtëpi së bashku.
Ujku e pyeti nëse mund të hynte.
Por tre derrkucat nuk do ta linin të hynte brenda.

Ujku fryu e fryu.
Por ai nuk mund të rrëzonte shtëpinë e bërë nga tulla.
Shtëpia me tulla ishte shumë e fortë për ujkun.

Ujku kapi një shkallë.
Ai donte të ngjitej në oxhakun e shtëpise.

Kur u ngjit me shkallë , ishte shumë i lumtur që do të hante të tre derrkucat.

Me pas u fut poshtë oxhakut.
Por kur zbriti e gjeti veten në një tenxhere me ujë të nxehtë.
Tre derrkucat e vegjël kishin vënë tenxheren në zjarr poshtë oxhakut.

Ujku u dogj keq.
Ai u hodh nga tenxherja dhe vrapoi jashtë shtëpisë.
Tre derrkucat e vegjël ishin shumë të lumtur.
Ata nuk u duhej të kishin më frikë nga ujku.
Ata jetuan të lumtur e të gëzuar.

Mësimi, morali
Mos merrni rrugën e shkurtër në jetë.
Puna e vështirë gjithmonë paguhet në fund.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!