30 Vjersha per Femije

30 vjersha per femije perrallashqip.org

30 Vjersha për Fëmijë

1.Molla e gjelbër
Edhe unë jam motra juaj,
Më pranoni, jam e pjekur,
Pasi ngjyrën e kam të gjelbër,
Pemë më të mirë se unë nuk ka,
Kur e sheh të merr malli,
Dhe prej saj nuk do me u nda.

2.Molla e kuqe
Unë jam molla rrumbullake,
Faqe kuqe topolake,
Mua më pëlqen ç’do fëmijë.
A i shihni fëmijët me
Faqet e kuqe si mollë?
Që nisen ç’do mëngjes,
Me shpejtësi për në kopësht,
E për në shkollë?

3.Molla e verdhë
Rrumbullake jam dhe unë,
Por e verdhë dhe e pjekur mirë,
Në dimër jam e verdhë,
Nuk kam shumë erë.
Më pëlqejnë e gjithë njerzia,
Por më shumë më ha fëmija.
A e dini se kush jam?
Molla e verdhë emrin e kam.

4.Bananja
E verdhë unë jam dhe lëkurë kam.
Më quajnë banana,
Dhe fëmijët më hanë
Se shumë vitamin kam.

5.Kanarina ime
Në kafaz qëndron,
Këngë e cicërima,
Mua më dhuron.
Babi në kafaz
E mban në ballkon
Me tinguj lumturie,
Kjo shtëpia jonë.
Babi im i dashur
E kam një dëshirë,
Kanarinën lëre të jetoj e lirë…
Si shoqet e saj,
Në pyll të këndoj,
Cicërimat e saj të gjithë t’i gëzojë.

6.Jona gojëmjaltë
Jona thotë vetëm “JO”.
Tjetër fjalë s’di ajo.
Ndërsa vogëlushi Jon,
Gojëmjaltë si gjithmonë.
Shkojnë javë e muaj shkojnë,
Fjalë të reja ne mësojmë.
Edhe Jona nuk thotë më “JO”
Gojëmjaltë është me këdo.
…Dhe ne jemi si ajo!

7.Qielli
Qielli është blu,
Porsi sytë e mi.
Ai është I pafund,
Plot kaltërsi.

8.O babi im i dashur
O babi im I dashur,
Unë kam një dëshirë,
Të lutem ma plotëso,
O babi im i mirë.
Tani që u rrita,
Dhe në shkollë do shkoj,
Ma ble një cellular,
Se shumë e dëshiroj.
Ring, ring, ring
Bie pa pushim.
Po mjaft o cellular se jam në mësim!

9.Breshka ime
Kjo është breshka ime,
Guaskën e ka is shtëpi.
Por Brenda saj
Ka dëshirë të rri.
Uria kur e merr,
Kokën jashtë e nxjerr.
Kur kokën Brenda fut,
Gjumit ja këput.

10.Mësuesja ime
Mësuesja ime e dashur,
Sa fort që të dua.
Me shumë dashuri,
Më mësove mua.
Më mësove të shkruaj,
Të lexoj, të numëroj.
Në gjithë jetën time,
Kurrë s’do të harroj.

11.Po të doja
Po të doja i dalluar
Do të dilja edhe unë , por..
Seç janë disa vajza,
Që mësojnë më shumë.
Po të doja do të isha,
Trim mbi trimat, djalë e burrë por…
Seç janë disa zevzekë,
Që se ndajnë librin kurrë.
Po të doja në muzikë,
Mbi të gjitha do të isha dukur por…
Seç janë disa vajza,
Që këndojnë pak më bukur…
Po të doja, por, por, por…
Nuk u bënka gjë me zor.

12.Zemra ime e vogël
Zemra ime e vogël,
Sa ky grushti im,
Si i mban ti brenda
Gjithë dashuritë?
Dua shumë gjëra,
Ditën jetoj i lumtur,
Natën fle me ëndrra.
Zemra ime e vogël,
Rritu dhe një çik,
Që të nxësh më mirë,
Botën tonë të gjithë.

13.Edhe ne punojmë
Edhe pse të vegjël jemi,
Ne të gjithë punojmë.
Me duart tona të vogla,
Kopshtintonë e zbukurojmë.
Ngado që të hedhësh sytë,
Sheh punimet tona.
Duart tona nuk lodhen kurrë,
Edhe pse janë të njoma.
Megjithëse nuk jemi të rritur,
Ne do të dëshirojmë,
Bashkë me muratorët,
Palate të larta të ndërtojmë.

14.Semafori flet me sy
Semafori flet me sy,
Më jep urdhër mua dhe ty.
Syri i kuq na njofton,
Të kalosh rrugës s’guxon.
Syri i verdhë, qelibar,
Bëhu gati të thotë o udhëtar!
Ndërsa syri i tij i blertë,
Rrugë e lirë thotë tani ec!
Semaforin kush se dëgjon,
Xhaxhi polici e qorton.
Semafori flet me sy,
Më jep urdhër mua edhe ty.

15.Erdhi Pranvera.
Erdhi pranvera,
Lulet që solli,
U thonë fëmijëve,
Malli na mori.
Bari I gjelbër tokat bleron,
Fëmijët fushave,
Me gaz I fton.
Zogjtë që vijnë,
Prej largësive,
Na mori malli u thonë fëmijëve.
Qeshni fëmijë,
Qeshni përherë,
Pa qeshjen tuaj, nuk ka pranverë.

16.Lërmëni të fluturoj.
Lërmëni të fluturoj,
Anembanë me jut të shkoj.
Dallëndyshet t’i takoj,
Dallëndyshet bukuroshe,
Që fluturon nëpër botë
A s’më sjell disa lule?
Ta mbushin kopshtin plot e përplot.
Ndaj fluturo lart në qiell,
Bashkë me shumë zogj të tjerë,
Mos u dëshpëro shumë,
Se do kthehesh prapë tek unë.

17.Fustanet e kukullave
Për një kukul faqekuqe,
Belëgjerë dhe trashaluqe,
Mira preu me gërshërë,
Një fustan me belt ë gjerë.
Për një kukull belhollë,
Dhe me faqe porsi mollë,
Mira preu herë tjetër,
Një fustan të ngushtë me letër.
Dhe dy rripa për në mes,
Që shtrëngohen me kujdes,
Një të hollë e një të gjerë,
Preu Mira me gërshërë.

18.Pranvera tak-tak
Tak-tak-tak!
Ç’kërkon nga ne?
Mos do të thotë,
Se po vjen një stinë e re?
Dielli u zgjua nga gjumi,
Natyra u pasqyrua te lumi,
Plot larmi ngjyra-ngjyra.
Gjithë natyra paska çelë,
Gjallëri ka marrë natyra,
Gjurmë dimri nuk ka ngel!
Erdhi pranvera o fëmijë,
Këtë e tregon dhe dallandyshja,
Që në qiell fluturon.

19.1 Qershori
Tring, tring, zilkat e qershive,
A e dini se ç’farë po thonë?
Festa e bukur e fëmijëve,
Dalëngadalë po afron,
1 Qershori, 1 Qershori,
Sa i bukur sa gazmor.
Sa të lumtur ne na gjeni.
E gëzuar zemra ime,
Sot shok po rreh,
1 Qershori festa jonë,
Erdhi prap tek ne.

20.Foleza e dallëndyshes
Xhaxhi bojaxhiu që lyen ndërtesën,
Të lutem ngadalë,
Mos ma prish folezën.
Se një dallëndyshe atë e ndërtoi,
Aty në ballkon verës që kaloi.
Prapë do të vijë pranvera,
Zogjtë prapë do vijnë,
Dallëndyshja ime
Do të njohë shtëpinë.
Unë që nga ballkoni
Shpejt do t’i thëras
Eja bishtgërshërë,
Ty pot ë pres.

21.Diell i ngrohtë për mua
Dielli i ngrohtë dhe i madh,
Për mua je ti baba.
Kur më shtrëngon në gji,
Dhe më mban në krahë.
Ylli më i bukur,
Në qiellin e gëzuar,
Ti baba i dashur,
Do mbetesh për mua.

22.Lulet në kopësht
Lulet më të bukura,
Janë në kopshtin tim.
Lulet me shumë ngjyra
Janë në vendin tim.
Aroma e luleve,
Oh sa mrekulli.
Shpirti im i vogël
Atje gjen qetësi.

23.Zambakët e 1 Qershorit
Gonxhe çelin sot zambakët,
Se kanë festë vocërrakët.
Eja, eja shoku im,
Më pret kopshti me gëzim.
Pritëm, pritëm se erdha shpejt,
Porsi zogu krahë lehtë.
Dhe të mbledhim lule plot,
Festën tonë kemi sot.

24.Mira dhe macja
Mira lau duart, bukur me kujdes
Mami bëhet gati thonjtë që t’ja presë.
A e dini ç’ngjau?
Mira qau, qau.
Ç’ke moj xhani mamit pse po qan?
Ç’thua preja thonjtë maces
Pastaj mi pre mua
Ne të gjithë qeshim dhe macja vetë,
Mira nga inati gati sa s’pëlcet.
Edhe unë i thash macja është kafshë.
Macja thonjtë i ruan se me thonj gjuan
Miun faqeziun kur vjen në shtëpi.
Mira e kuptoi pastaj më nuk qau,
Macja seç i thoshte mjau-mjau-mjau.

25.Numërat
Çudi, çudi me këto numerat,
Një, dy, tre, katër, pesë…
Të gjithë botën numërojnë.
Kohën që shkon me gjithë njerëz,
Çdo gjë të vogël e të madhe,
Të rëndësishme atë thjeshtë,
E numërojnë numrat bashkë.
Një, dy, tre, katër, pesë…
Pa ta s’do denim ku të jetojmë
Në ç’vend e kohë bëjmë pjesë,
Nga ato e dimë vlerën tonë,
Një, dy, tre, katër, pesë…

26.Mamit tim të dashur
Oh moj mami sa të dua,
Gjithmonë punon dhe
Kurrë nuk pushon.
Kur isha e sëmurë
Ti ndënje me mua
Unë të dua.
Kur më bërtisje,
Unë ikja me shpejt,
Sepse mendoja se kasha të drejtë.

27.Bora
Pyet Lola me çudi,
Ç’u bë bora,
Pse u shkri?
Xhaxhi dielli ra si zjarri.
Shkriu borën dalëngadal.
Bora shkriu
Krijoi përrenjtë.
Bashkë me lumen
Shkoi në detë.
Pjesën tjetër e piu toka,
Edhe tha o ç’u ngopa.

28.Iku vjeshta
Bashkë me zogjtë shtegëtarë,
Iku vjeshta o fëmijë.
E na erdhi këtë rradhë dimri përsëri.
Ja dhe muaji Dhjetor
Lamtumirë po na le,
Po na thotë o fëmijë
Vendin kush e zë tani?
Eshtë janari, bashkë me të,
Eshtë edhe viti i ri.
Ndaj të gjithë po e presim
Me gëzim e lumturi.

29.Bora
Bie bora pup e pupë,
Harabeli në dritare i bie
Xhamit çak e çuk.
Prit i vogël harabel
Se dritaren do ta ta çel
Harabeli sa dëgjoi
Hapi krahët fluturoi.

30.7-8 Marsi
Dy festa të bukura
Të prindërve të mi.
Njëra në shkollë,
E tjetra në shtëpi.
Njëra e mësuesit,
Tjetra e nënës
Të dyja shkëlqejnë
Si drita e Hënës.
7 marsi në shkollë,
8 marsi në shtëpi
Të dyja i ç’moj
Festat t’ua uroj.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!