Sorra dhe Pallonjtë

Sorra dhe Pallonjtë

Sorra dhe Pallonjtë Fabul

Jetonte dikur një sorrë që u ankohesh shpesh
shoqeve të saja se nuk ishte e kënaqur ashtu
siç e kish bërë natyra. Ajo kishte zili shpendët e tjerë
të veshur më mirë, të zbukuruar me pendë lloj
lloj ngjyrash. Një ditë i ra ndër mend të zbukurohet
edhe ajo me pendët e mrekullueshme të palloit.
Nuk dihet se si gjeti ca pendë palloi, i mori një e
nga një me sqepin e saj dhe ia ngjiti vetes. Kështu
u ndryshua krejt dhe s’njihej fare se ishte sorrë.
Nisi të përbuzte motrat e veta, të cilat, kur u kalonte
pranë, i shikonte shtrembër e dukej sikur donte
t’u thoshte:

—Shikomëni sa e bukur jam! ju nxini si qymyri!
Motrat e saj nuk iu përgjigjën, por zienin nga
brenda gjithë inat. Pastaj kjo sorrë kryeneçe, shkoi
dhe zuri vend pranë familjes së shkëlqyer të
pallonjvet. Këta me bishtat e tyre madhështorë që
valaviteshin si elbaze në erë, ishin me të vërtetë të
bukur. Kur e panë sorrën, e kuptuan hilenë dhe u
moren vesh midis tyre. Një ditë e rrethuan, iu
hodhën në qafë dhe një nga një ia shkulën të gjitha
pendët e bukura, bashke edhe me një pjesë të pendëve
të saja. Pasi e qokitën mirë e mirë, e dëbuan
nga familja e tyre.

Sorra e shpupurisur, me plagë në trup, kokulur,
duke mos ditur nga t’ia mbante shkoi të kërkonte
ngushëllim pranë motrave të saja që dikur i kishte
përbuzur. Ato kur e panë në atë gjendje të vajtueshme,
në fillim e mëshiruan pak, pastaj vunë buzën
në gaz dhe i thanë:
Duhet të tregohesh ashtu si je, ashtu si të ka
bërë natyra. Mos u shit më tepër nga ç’vlen dhe
mos përbuz familjen tënde.

Fabula te tjera Dreri i zgjuarGjirafa dhe DerriDhelpra dhe Macja

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!