LEPURI DHE BRETKOSAT

lepuri dhe bretkosat perralla shqip

LEPURI DHE BRETKOSAT

Lepuri, si gjithë frikamanët, nuk është kurrë
i gëzuar në jetë, mbasi gjithmonë ka frikë
se mos e kapin.
Një mëngjes një lepuri qe po kalonte në kullusmën
e një pylli iu duk sikur e ndiqte dikush nga pas
dhe i shkuan drithma në trup. Më në fund qëndroi
nën fletët e një dushku, mori frymë dhe pastaj tha
me vete:

— Sa frikacak që jam! Sa fatkeqësi e madhe përmua!
S’më mbetet asnjë çast për t’u dëfryer e për t’u
gëzuar. Sa filloj të kap me dhëmbë ndonjë fije bari,
më mbetet në grykë. Sa mbyll synë për të bërë një
sy gjumë më duket se po vinë të më zënë, prandaj
detyrohem të fle me sy hapur. S’është jetë kjo. S’ka
më fatkeq se unë! Dhe të gjitha këto vinë nga frika.

Duke menduar këto, lepuri e kthente kokën sa
andej këndej, kur për një çast ndjeu që nga larg një
zhurmë të lehtë, shumë të lehtë. Sigurisht ishte
lajmërimi i parë i një kërcënimi të ri. Atëhere ua
mbathi këmbëve i dëshpëruar dhe vrapoi Si vetetima.
Kur Po fugonte buze një kënete të madhe, vuri re
se gjithë bretkosat kishin dalë në diell dhe po
ngroheshin. Me të parë lepurin, ato u trembën aq
shumë sa, me të shpejtë, pllaq-plluq u hodhën në ujë
njëra pas tjetrës.

Lepuri mbeti shtang nga habia, qëndroi pakëz
mbi të katër këmbët, siç e ka zakon, dhe, për herën
e parë në jetën e tij, harroi se ishte frikacak.
— Ç’është kështu? — tha — paska edhe më frikacakë
se unë në këtë botë? Kjo më ngushëllon se
s’qenkam unë më fatkeqi, siç e pandehja.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!