BLETA, GJINKALLA DHE MIZA FLUTURAKE

BLETA, GJINKALLA DHE MIZA FLUTURAKE

Një mëngjes të bukur pranveror, kur dielli
nuk e kish nxjerrë akoma fvtyrën e tij
të kuqe flakë dhe rrezet e para s’i kishin puthur
majat e maleve, bleta punetore kish dalë nga
kosherja e vet për te kërkuar ushqim. Qëndroi majë
një luleje edhe nisi të thithte me ngadalë nektarin.
Atë çast arritën aty një gjinkallë dhe një mizë
fluturake, për të shkëmbyer nja dy fjalë ashtu si bëjnë
gratë llafazane që s’kanë punë. Iu afruan bletës dhe
e përshëndetën me njerëzi. Bleta iu përgjigj
përshëndetjes duke vazhduar punën.

— Bleta jonë i është futur punës, — hidhet e thotë
gjinkalla — s’i mbetet kurrë kohë e lirë; gjithmonë
është e zënë dhe e palodhur. Me të vërtetë mjalti është
një nga gjellët më të shijshme që mund të ketë në
botë dhe mua më pëlqen shumë. Po të them të drejtën,
ajo që më mërzit pakëzë është se mjaltët e tu, o
bletë, ka një erë shumë të fortë dhe kur e ha më vel
dhe më ngre nervat. Më duket se i hedh shumë
rozmarinë dhe disa erëra të tjera që ia prishin cazë
shijen. Sikur të thithje edhe pak erë kungulli ose
trangulli, do të zbutej aroma e fortë që na mbyt në
grykë. Ashtu mjalti do të dilte më i shijshëm.
Bleta e vogël, e zgjuar dhc e mprehtë, gadi gadi
nënqeshi kur dëgjoi budallallëqe të tilla, po nuk e
hapi fare gojën, mbasi e dinte se po të niste
muhabet, do të mbetej pa punë. Ajo s’kish kohë për të
humbur, prandaj e la gjinkallën të llomotitë e të
llomotitë pa i kthyer asnjë përgjigje. Kur, ja, hyri pesë
para në grosh edhe miza fluturake:
— Edhe dylli yt, o blete — shtoi ajo — është i
mrekullueshëm, këtë s’ta them për lëvdatë.
Megjithatë, të flasim troç dhjami kundërmon një erë
më të këndshme nga dylli. Bëj ç’mos që dyllët e tu
t’i afrohet sa më shumë dhjamit se vetëm atëhere
mund të thuash me plot gojën se ke kryer një punë
të mbarë.
Këso fjalësh llomotitnin gjinkalla dhe miza. E
ç’mund t’u përgjigjej bleta këtyre budallallëqeve?
Ajo vazhdonte pa ndërprerje punën e vet duke
kujtuar thënien e urtë popullore, që ja kish mësuar
e ëma kur ish e vogëi:
Fjalë pak e punë shumë.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!