Ujku dhe Keci

ujku dhe keci perralla shqip per femije

Ujku dhe Keci

 

Një kec ishte larguar nga pjesa tjetër e tufës. E mbetur krejt vetëm, befas vuri re se një ujk po e ndiqte. U kthye dhe i tha:

-E di që po mendon të më hash të gjallë. Por, nëse duhet të ngordh, të lutem, më lër të shpreh një dëshirë të fundit.

Do t’i biesh flautit, në mënyrë që unë të mund të vallëzoj një çikë?

Teksa ujku i binte flautit dhe keci vallëzonte, disa qenë dëgjuan muzikën e zunë ta ndiqnin me vrap nga prapa ujkun.

Ujku, duke vrapuar me sa fuqi që të kishte, u kthye në çast, për t’i thënë kecit:

-Mirë të më bëhet! Desha të jem muzikant, kur nuk jam veçse një kasap!

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!