Pema e shëmtuar!

pema e shemtuar perralla shqip

Pema e shëmtuar!

-Mirëmëngjes, xhaxhi Petro! – përshëndetën një grup fëmijësh.
-Mirëmengjes! Ejani Brenda t’ju gostis!
-Oh! Sa qejf! Erdhëm, erdhëm! Sa kopshtar i mirë! Çfarë nuk ka në kopshtin e tij! Mollë, pjeshkë, dardhë, kajsi, bajame, qershi. Nga të gjitha, nga të gjitha!
-Sa bahce e bukur, xhaxhi Petro! Si e ke bërë kaq të bukur?!
-Kam një sekret të madh, -buzëqeshi xhaxhi Petroja.
-Na e trego? Cili është sekreti? -pytën fëmijët tërë kureshtje.
-Prashitje, shartim, krasitje, pleh dhe ujë. Me një fjale, kujdes. Por ejani t’jugostis. Hipni në qershi dhe hani sa tëdoni.
Kaq deshën fëmijët! Hipnin në qershi, zbrisnin, këpusnin kokrra, i hanin, i varnin në veshë, luanin.
I kundronte xhaxhi Petroja fëmijët. I kundronin dhe drurët frutorë.
-Hani sa të doni, – u thoshte qershia fëmijëve. –Për ju i kam kokrrat e kuqe. Sa u gëzova që erdhët!
-Merrni sa të doni, – u thoshte dhe xhaxhi Petroja. – Për ju I krasit dhe ujit. Që të hani e të gëzoheni.
-Fëmijë, ejani edhe tek une, – I ftonin pemët e tjera. – Ejani të shihni, sa fruta të mira ju kemi bërë!
– Sa torta të shijshme keni për të ngrënë nga ne, – thoshin bajamet.
-Ndërsa unë bëj dardhë të mrekullueshme, – vazhdonte dardha.
Fëmijët, me fytyrat që u ndrisnin nga gëzimi, afroheshin pranë pemëve, bisedonin me to, i përkëdhelnin.
Dhe kopshtari Petro buzëqeshte:
-Këndojini këngë pemëve, recitojuni vjersha, tregojuni përrallat që keni mësuar në shkollë.
Fëmijet thërrisnin të gëzuar dhe përplasnin duart.
-Sa mirë bëtë që erdhët! –uronin drurët frutorë. –Ejani cdo ditë, se frutat e lulet tona i kemi për ju e për prindrit tuaj të mirë e puntorë. Ejani sa herë të doni! Sa lumturi!
– Ndërsa për mua ka vetëm trishtim!…
-Hej! Kush foli? Kush rënkoi? – u habitën fëmijët.
-Unë ,- u përgjigj një goricë e vogël që rritej jashtë bahces, në një ledh të pa punuar.
-Pse je e trishtuar, moj goricë e vogël ? – epyeti Ardi.
-Sepse ju nuk vini kurrë të luani me mua. Kam edhe unë lule dardhë e degë të forta. Por ju nuk vini tëk unë, ndaj jam e trishtuar.
-Ha! Ha! Ha!-qeshën fëmijët. –Tek ty të vijmë? Ti nuk je pemë e bukur.
-Lulet e tua janë të egra, -u hodh e tha Erdeti.
-As kokrrat e tua s’janë të mira!
-Ti je pemë e shëmtuar, me shumë gjemba, -ja ktheu Mandi.
-Hiqi gjembat, që të vijmë të luajme me ty, -u hodhën fëmijët e tjerë.
-Hi,Hi,Hi,-ja plasi të qarit gorica e vogël. – Ju nuk luani me mua dhe më përbuzni.
-Xhaxhi Petro, Xhaxhi Petro,-thirri Merita, një vajzë e urtë. –Gorica është shumë e mërzitur, nga që është pemë e shëmtuar. A mund ta bësh edhe atë të bukur?
-A mundem the?… –ja ktheu xhaxhi kopshtari duke qeshur. –Mundem që cke me të, por ajo vetë nuk do të bëhet e bukur.
-Kam frikë, xhaxhi Petro, kam frikë!
-E di qe ke frikë, por pa krasitje, si mund të bëhesh e bukur.
-Atëhere të ikim fëmijë, -u thirri Andi shokëve. –Gorica është frikacake. Eja shkojmë të luajmë.!
-Jo! Jo! –thirri dardha e egër dhe shtriu degët. -Mos u largoni! Do bëhem edhe unë pemë e bukër . Nuk dua të jem më pemë e shëmtuar me gjemba. Xhaxhi Petro, më krasit dhe mua. Dua të bëhem e bukur, ashtu si pemët e bahces tënde.
-Urra!-thirrën fëmijët! Të lumtë, goricë! Kur të bëhesh e bukur do të luajme edhe me ty.
Kopshtari plak u emocionua. Vendimi I goricës së vogël i mbushi sytë me lot gëzimi. Ja dhe një pemë tjetër e butë. Sa mirë!-pëshpëriti me vete.
Pas njëfarë kohe gorica e vogël, tashmë e butë, dukej shumë e bukur me kurorën e saj te vogël që kundërmonte aromë të mrekullueshme. Kopshtari ftoi gjithë fëmijët të festonin lulëzimin e parë të goricës së butë. Sa festë e bukur u bë rrotull pemës së vogël.
Erdhën edhe bletët e fluturat e sollën me vete urimet nga gjithë kopshti.
-U bëfshedhe 100 vjece, dardhë e vogël !Qofsh gjithmonë e lulëzuar e me fruta të shijshme!
“Sa budallaqe që nuk dëshiroja të më krasistnin e të më bënin shërbime, -Përsëriste herë pas here me vete dardha e vogël!”

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!