Loja e kafshëve

loja e kafsheve perralla shqip per femije

Loja e kafshëve

Një ditë, dikush trokiti në portën e luanit,
mbretit të pyllit. Kur porta u hap, luani njohu tigrin, i
cili i tha:
– O mbret, në pyll po… ndodhin gjë… ra të
çuditshme. Kafshët janë të shqetë… suara. Sikur të
vini e t‛i shihni ve…të një…he…rë…
– Tigër, merr frymë njëherë! Qetësohu dhe fol
më qartë..,- tha luani.
– Kur u zgjova në mëngjes, ç‛të shihja! – kafshët
e pyllit po iknin si të çmendura sa andej- këndej.
Ndalova njërën prej tyre dhe e pyeta se çfarë
kishte ndodhur. Më tha se kishin dëgjuar disa zëra
të çuditshëm që vinin nga skaji i pyllit dhe u largua
vetëtimthi.
– Çfarë ishin, vallë, ata zëra?!.. Shkojmë të
shohim njëherë…,- tha luani dhe u nis, së bashku
me tigrin, për udhë.
Udhës takoi një sorrë.
– I nderuar mbret, nëse dëshironi, unë mund
t‛ju çoj atje…,- i tha sorra
Sorra para, luani mbrapa, pas tij tigri bënë goxha
rrugë. Edhe pse udhëtuan me orë të tëra, ende nuk
kishin arritur në vendin prej nga kishin ardhur zërat.
– O sorrë, jam lodhur e nuk mund të duroj më. Ku
është vendi me zërat e çuditshëm?
– Madhëri, edhe unë u hutova. Ai vend duhej të
ishte këtu rrotull. Të ecim edhe pak,- tha sorra dhe
nuk lanë vend pa gjezdisur.
Koha filloi të errej, por luani ende nuk kishte
arritur në vendin që dëshironte. I lodhur e i
rraskapitur u mbështet pas një peme.
– Kot nuk kanë thënë, kush ka sorrën për
udhërrëfyes, nuk shpëton prej halleve. Më duket se
bëra gabim që erdha pas sorrës,- murmuriti luani.
Ndërkohë, sorra ia kishte mbathur prej frikës së
luanit. Kurse luani nuk e dinte se sorra kishte ikur.
– O sorrë, – tha luani, – u err. – Na e trego
vendin… e më në fund të kthehemi në shtëpi….
-Ah, edhe ti, sorrë, paske ikur?!.. Kështu është…
Fajin e kam vetë, kur mora sorrën si udhërrëfyese…
Me sa duket, ato, më bënë një lojë…
Ky le të jetë një mësim për mua,- tha luani dhe mori rrugën drejt pallatit të tij.
Në të vërtetë, në pyll, nuk kishte ndonjë vend
të tillë. Kjo ishte një lojë që kafshët ia kishin bërë
luanit.
Që prej asaj dite, luani interesohej më nga afër
për pyllin dhe banorët e tij. Dhe asnjëherë nuk u
mashtrua duke besuar fjalët që nuk kishin burim të
sigurt.

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!