Xhirafa dhe Elefanti

xhirafa elefanti perralla shqip

Xhirafa dhe Elefanti

Në një pyll të madh jetonin Xhirafa dhe Elefanti. Ata ishin shokë të ngushtë, prandaj dhe i kishin zili. Një ditë prej ditëve ndërmjet tyre ndodhi një zënkë. Ajo filloi për një tufë bar, u zmadhua aq shumë, saqë filluan të shanin njëri-tjetrin, sa pas atyre fjalëve ishte e pamundur të ishin më shokë.
Kështu u prish miqësia e tyre. Megjithëse kaloi një kohë e gjatë, ata nuk u takuan më.

Një ditë, xhirafa e penduar, filloi të fajësonte veten duke thënë: “Ah, sa pa mend që jam!.. M‛u thaftë gjuha!.. I theva zemrën shokut tim më të mirë. Nga goja nxora fjalë, që s‛duhej t‛i flisja. Humba shokun më të mirë për hiçgjë. Tani, pa shokun tim, edhe sikur të kem të gjithë pyllin për vete, s‛ka ç‛më duhet. Ndërkohë, edhe elefanti po e fajësonte veten e tij ashtu si xhirafa. Fjalët që kishin shkëmbyer ishin shumë të rënda. Prandaj nuk kishin guxim t‛i kërkonin falje njëri-tjetrit.

Kaluan ditë… Miqtë e vjetër filloi t‛i merrte malli për miqësinë e dikurshme. Ishte e para xhirafa, që nuk duroi dot më prej mallit.
– Të bëhet ç‛të bëhet, do shkoj t‛i kërkoj falje shokut tim dhe t‛ia fitoj zemrën përsëri…, tha ajo e doli për të kërkuar elefantin. Të njëjtën gjë kishte menduar të bënte edhe elefanti. Ai kishte dalë për të kërkuar shokun e tij.
Kërko njëri e kërko tjetri, më në fund dhe papritur u takuan në mes të rrugës. I mbuloi aq shumë turpi, sa nguronin t‛i afroheshin njëri-tjetrit. Megjithatë, xhirafa nuk duroi dot më, dhe theu heshtjen:

– Elefant vëlla! Miku im i vjetër! Të kërkoj ndjesë për fjalët që të kam thënë. Të lutem, më fal! Edhe elefanti, pa e zgjatur shumë, u përgjigj:
– Xhirafë, motër; edhe unë të kërkoj të falur! Dy miqtë e vjetër u pajtuan dhe në fytyrat e tyre lodronte një gëzim që nuk ishte parë ndonjëherë…

Back To Top
error: Përmbajtja mbrohet !!